Flash News

Ditari i Opozitës

Zgjedhjet në PD/ Alizoti: Nuk kam qenë dakord që të zhvilloheshin kaq herët, kandidatët s'po ofrojnë vizion

Zgjedhjet në PD/ Alizoti: Nuk kam qenë dakord që të
Tomorr Alizoti

Deputeti i zgjedhur i PD, Tomor Alizoti ka komentuar zgjedhjet për kreun e ri të Partisë Demokratike. Ai tha se nuk ishte dakord që data e zgjedhjeve të afrohej, ndërsa shtoi se gara nuk po fokusohet te alternativat dhe vizioni.

"Nuk kam qenë dakord që kjo të zhvillohej kaq herët. Mendoj se ishte shumë shpejt. Kjo garë ishte shpejt. Gara ka filluar dhe unë thash një gjë që dua. S’po shoh diskutime mbi ide, vizion apo alternativa, por fjalime mbi cilësi personale", tha Alizoti.

I pyetur nëse mbështet kryedemokratin Lulzim Basha, Alizoti tha për ‘Kjo javë’ se vëmendja duhet të përqëndrohet te pretendimi për manipulimet zgjedhore.  

"Jo unë nuk mbështes asnjë. Ku e lexuat ju? Dikush do e lexonte ndryshe. Nuk më pëlqen zbehja e manipulimit për të fituar kredo personale. Kjo nuk më pëlqen fare. Zgjedhjet në Shqipëri janë manipuluar fuqishëm", shtoi ai.

Alizoti tha se jo vetëm PD, por politika dhe Shqipëria ka nevojë për reformim urgjent. Ai shtoi se partia ku bën pjesë ka nevojë për ideologji.

"E gjithë Shqipëria, politika shqiptare ka nevojë për reformim urgjent dhe vendimtar. Nëse kjo shoqëri bashkë me këto parti do aplikojë një sistem, duhet të reformohet e tëra. Shoh në këtë garë diskutime mbi vlerat. PD nuk ka problem menaxhimi apo cilësish individuale të kryetarit, apo kryetarit të të nesërmes, por ka nevojë për ideologji. Ka nevojë për ideologji, vizion, politikë, ndaj grupeve sociale, që t’i kthejë në elektorat. Në këtë garë nuk e shoh", tha Alizoti.

Të fundit