Flash News

Ditari i Opozitës

Zgjedhjet në PD, anëtari i Kryesisë: Basha ka shansin e fundit të sillet si kryetar partie e jo si pronar i ndërmarrjes private

Zgjedhjet në PD, anëtari i Kryesisë: Basha ka shansin e fundit

"Basha, i cili mban veten për kryetar perëndimor, ka shansin e fundit të sillet si kryetar partie dhe jo si pronar i ndërmarrjes private", Kështu shprehet anëtari i Kryesisë së PD-së Arben Ristani lidhur me zgjedhjet për kryetar brenda forcës politike ku ai bën pjesë, teksa ka shpërndarë në rrjetet sociale deklaratën e sotme të kandidatit Fatbardh Kadilli.

Në një postim në rrjetet sociale, Ristani shkruan se një garë e drejtë me rregulla të gjithëpranuara dhe zbatuara do japë një kryetar legjitim dhe shembullin e duhur tek partitë e tjera politike në vend. Më tej ai ka mbështetur Fatbardh Kadillin, i cili kërkoi Bashës, dalje në debat publik, që sipas Ristanit, është kurora e duhur e një gare që ngjall shpresën për ndryshim.

Postimi i plotë:

P.D. nuk ka rruge tjeter per tu ringritur dhe fituar, pervec se te jete demokratike.

P.D. duhet ta reflektoje shembullin demokratik ne gjithe shoqerine shqiptare.
Nje gare per kreun e PD, e drejte, e barabarte, me rregulla te gjithepranuara dhe zbatuara, do japi jo vetem nje kryetar ligjitim, por do beje ndryshimin me te gjitha partite politike ne vend, do japi shembullin e duhur dhe shpresen per te ardhmen.
Debati publik mes kandidateve eshte kurora e duhur e nje gare qe ngjall shpresen per ndryshim.
(Basha, i cili mban veten per kryetar perendimor, ka shansin e fundit te sillet si kryetar partie dhe jo si pronar i ndermarjes private)

Zgjedhjet në PD, anëtari i Kryesisë: Basha ka shansin e fundit

Të fundit