Flash News

Ditari i Opozitës

Zgjedhjet në PD, Balliu: Nuk ka përçarje në bazë, kanë fituar edhe ish-mbështetës të Bashës

Zgjedhjet në PD, Balliu: Nuk ka përçarje në bazë,

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Klevis Balliu, ka pohuar se në listën e votuesve për krerët e degëve janë shtuar vetëm ata anëtarë që kanë marrë pjesë në referendumin e 18 Dhjetorit.

Për MCN Tv, Balliu tha se nuk ka përçarje në bazën e partisë, duke treguar se kanë fituar edhe kandidatë që dikur kanë qenë mbështetës të Lulzim Bashës. Balliu pohoi se në asnjë degë të PD askujt nuk i është mohuar e drejta për të votuar.

“Nuk ka përçarje në bazë. Në degën 16 ka fituar i njëjti kandidat që ka qenë mbështetës i Bashës, edhe në Përrenjas. Problemet kanë qenë lista. Janë listat e 2019-ës, nuk i kemi bërë ne. Janë shtuar edhe demokratët e referendumit. Ka shumë demokratë që s’e gjejnë emrin në listë, prandaj nxorëm një udhëzim, që nëse ke kartë anëtarësie voton, e ke apo s’e ke emrin në listë. Nuk ka ndodhur në asnjë degë t’i pengojmë të drejtën e kandidimit dikujt që ka menduar ndryshe. Pjesëmarrja për çdo votim është bërë proces-verbali, ku shkruhet edhe pjesëmarrja edhe numri i votave”, tha Balliu.

Që nga 2013-ta deri më sot, pjesëmarrja ka qenë më e madhe sot. Të vetmit që s’kanë ardhur të votojnë janë Enkelejdi dhe Gazi. Ata e kanë zgjedhjen e tyre. Nuk mund të mbajmë PD-në për interesa të ngushta personale, monetare, të një X deputeti, apo tjetri. Ndërkohë që burri i ministres na kthehet në investitor strategjik ne merremi se çfarë tha Gazi dhe Alibeajt. Në Lushnjë kishte disa kërkesa të vërteta e atyre që mendojnë ndryshe nga ne dhe e shtymë procesin. Politikisht njoh vetëm një gjuhë, nuk njoh pazarin, por votën. Mos ma kërko në tavolinë”, tha Balliu.

Të fundit