Flash News

Ditari i Opozitës

Zgjedhjet në PD, demokratët debat në ‘Politiko’: Nuk pati pjesëmarrje, problem cilësia e bashkimit

Zgjedhjet në PD, demokratët debat në ‘Politiko’: Nuk

Procesi i zgjedhjeve të kryetarëve të degëve në PD ka ‘përplasur’ në studion e emisionit ‘Politiko’ në Top Neës demokratët Genc Deromemaj, ish kreu i PD në Vlorë dhe Gentian Gaba, anëtar i Kryesisë së PD.

Sipas Deromemaj procesi shkoi mirë, teksa vuri në dukje pjesëmarrjen e lartë të demokratëve në votime. Ky fakt është kundërshtuar nga Gaba duke thënë se procesi ishte i nxituar dhe u shoqërua me shuam kontestime.

Pjesë nga debati:

Gaba: Disa degë bëjnë përjashtim nga raportimet që kemi, ka patur nxitim për këtë proces, për njëanshmëri dhe pjesëmarrje të ulët.

Deromemaj : Kam 4 muaj që Kryesisë i komunikova moskandidimin tim, nuk të lejoj të thuash se s’ka pasë pjesëmarrjes.

Gaba: Ka një grupim që u sul me vrap për zgjedhje

Deromemaj:Unë jam te ky grupim

Gaba: Di që nuk ka patur degë që nuk ka pjesëmarrje të shkëlqyeshme që thua tu. Nuk jam për të të kundërshtuar apriori. Problemi është te cilësia dhe ku e çon PD, të mos ketë pretendime e të ketë përfshirje. Ky proces zgjedhor është shoqëruar me shumë  kontestime.

Deromemaj : Njeh proces në vend pa kontestime?

Gaba: Gjithmonë ka. Problemi është cilësia e bashkimit, si do veprohet me PD që mos të ketë pakënaqësi. Kërkohet tokë e përbashkët ku të bashkohen të gjithë demokratët.

Lela: Vlora është shembulli ekselent për këtë.

Të fundit