Flash News

Ditari i Opozitës

Zgjedhjet në PD, Gjana jep detaje rreth procesit: Dje u plotësuam me 4 anëtarë, lista e votuesve miratohet në 8 qershor

Zgjedhjet në PD, Gjana jep detaje rreth procesit: Dje u plotësuam me 4
Jemin Gjana

Kryetari i Komisionit Zgjedhor në PD, Jemin Gjana ka folur për procesin e zgjedhjeve në parti. Në një deklaratë për mediat nga selia blu, ai bëri me dije se në mbledhjen që u zhvillua dje pasdite, është bërë konstituimi përfundimtar i Komisionit.

Ky i fundit do të përbëhet nga katër anëtarë, që do të përfaqësojnë secilin kandidat. Gjithashtu është miratuar edhe kalendari i punimeve.

Gjana tha se deri në në 3 qershor, degët e PD në rrethe dhe kandidatët duhet të dorëzojnë emrat e anëtarëve të Komisioneve, pasi duhet të kryehet trajnimi i komisionerëve.

Sipas Gjanës, deri në datën 6 qershor do përcaktohet modaliteti i fletës së votimit dhe më pas do të miratohen vendvotimet si dhe lista e votuesve.

Ai shtoi se është dakordësuar edhe axhenda e takimeve të kandidatëve me anëtarësinë. Gjana bëri me dije se PD ka në total ka 75 mijë anëtarë. Gjithashtu u ndal edhe te procesi i numërimit. Zgjedhjet do të zhvillohen në 13 qershor.

“Dje pasdite kemi kryer konstituimit përfundimtar të Komisionit. Jemi plotësuar edhe me 4 anëtarë, përfaqësues të 4 kandidatëve dhe kemi zhvilluar mbledhje së bashku me ta. Pas kësaj Komisioni ka përcaktuar një kalendar të ecurisë të gjithë procesit të zgjedhjeve deri në shpalljen e kandidatit fitues. Fushata ka nisur në datë 24, do mbyllet në datën 11 qershor.

Deri në 3 qershor, kryesitë e degëve të PD në rrethe dhe kandidatët janë të detyruar të sjellin në Komisione emrat e anëtarëve të Komisioneve. Është përcaktuar një periudhë kur do merremi me trajnimin e komisionerëve. Materialet do tërhiqen deri në datën 12 nga kryetari i Komisionit dhe secili nga përfaqësuesit e kandidatëve. Numërimi do nisë nga ora 7:30 dhe do vazhdojë sa të përfundojë, deri në datën 14 deri në orën 8:00 do sillen në Komision, dhe do shpallet kandidati fitues.

Dje në Komision jemi dakordësuar lidhur me axhendën e takimeve të kandidatëve, mënyrën e rakordimit, detyrimin e strukturave të partisë për të qenë të detyruara për të gjetur ambientet dhe për të ftuar anëtarësinë në këto takime. Dje kemi marrë vendimin për të caktuar numrin e QV-ve dhe Komisionet e Votimit. 71 degë të PD janë sot aktualisht, në 5 prej tyre do ketë 2 komisione, këto janë Durrësi, Elbasani, Fieri, Kamza dhe Shkodra. Në të gjitha degët e tjera do ketë nga 1 vendvotim. Numri i anëtarëve gjithësej është 75 mijë e 67, të cilët janë të mbyllur në sistem”, tha Gjana.

Të fundit