Flash News

Ditari i Opozitës

Zgjedhjet në PD/ Gjana: Mbyllet votimi në të gjitha degët pa incidente, së shpejti rezultati paraprak

Zgjedhjet në PD/ Gjana: Mbyllet votimi në të gjitha degët pa

Kryetari i Komisionit Zgjedhor në PD, Jamin Gjana konfirmon se është mbyllur procesi i votimit në të gjitha degët për zgjedhjen e kryetarit të ri të partisë dhe sipas tij, nuk është regjistruar asnjë incident.

Ai njofton se shpejti do të publikojë një rezultat paraprak, ndërsa zyrtarisht fituesi do të shpallet nesër pas orës 9:00 dhe do të nxirren procesverbalët.

DEKLARATE E KRYETARIT TE KOMISIONIT ZGJEDHOR JEMIN GJANA

Në kohën më të shpejtë të mundshme sapo ne të administrojmë të dhënat, do të marrim nga një fotokopje të procesverbalit të nxjerrjes së rezultatit. Do të bëjmë një përmbledhje, do t’ju jap një të dhënë operative për numrin e votave për secilin prej kandidatëve. E dhëna zyrtare do të dalë vetëm nesër paradite, pasi ne të kemi administruar të gjitha kutitë e votimit, të cilat do të hapen në komision në praninë tuaj po të doni, nesër pas orës 09.00, do të nxirren procesverbalet, do të regjistrohen procesverbalet një përmbledhëse. Do të shpallet rezultati zyrtar i kandidatit fitues dhe të dhënat prej secilit prej kandidatëve në garë. Janë mbyllur të gjitha degët e votimit. Nuk ka patur incidente. Presim të na deklarojnë kundrejt fotokopjeve procesverbale dhe ne do t’ju deklarojmë ju një të dhënë operative paraprake.

 

Të fundit