Flash News

Ditari i Opozitës

Zgjedhjet në PD, Hajdarmataj tregon pse u shtuan anëtarët në lista: Databaza ishte e pasaktë dhe e tjetërsuar

Zgjedhjet në PD, Hajdarmataj tregon pse u shtuan anëtarët në

Anëtarja e Komisionit të Rithemelimit, Mimoza Hajdarmataj, ka treguar problematikat që janë hasur me listat e në degët ku po mbahen zgjedhjet për kryetarët e rinj.

E ftuar në MCN Tv, Hajdarmataj u shpreh se nuk ka pasur një databazë të saktë dhe se listat janë tjetërsuar. Nisur nga këto problematika, Hajdarmataj tha se janë udhëzuar që pjesë e procesit të votimit të jenë ata demokratë që kanë kartë anëtarësie.

Sa i përket pretendimeve, për shtimin e anëtarëve në lista, Hajdamartaj tha se janë shtuar vetëm ata demokratë që nuk e kanë gjetur emrin në listat e vjetra.

“Problemet me listat kanë qenë të herëpashershme në 8 vitet e fundit. Asnjëherë s’kemi pasur databazë të saktë. Kemi pasur gati gati komandime, me kryetarë të dërguar, duke tjetërsuar listat. Nga Kuvendi i 11 dhjetorit, pasuar me referendumit, në gjithë porositë e dalë nga Komisioni i Rithemelimit, duke e ditur problemin që kemi trashëguar, është udhëzuar që votojnë gjithë demokratët që kanë dokument anëtarësie që nga viti 90 e deri tani. Rasti i Bulqizës është që s’e ka gjetur emrin. Rastet kur janë shtuar anëtarët, janë shtuar demokratët që s’e gjetën veten në lista, në të gjithë listat e vjetra. Janë shtuar ata që kanë votuar në referendumin e 18 dhjetorit”, tha Hajdarmataj.

Lidhur me vendimin e Apelit për të pranuar kërkesën për ankimim të Enkelejd Alibeajt, për vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri për Kuvendin e 11 Dhjetorit, anëtarja e Rithemelimit tha se Apeli nuk mund të jetë çmendur që të rrëzojë vendimin.

“Nuk mund të aludojmë për gjëra që janë juridikisht të pamundura vetëm pse një gjyqtare pranoi për një ankimim të Alibeajt. Kjo s’do të thotë që do çmendet edhe Apeli. S’është çështje që ka palë. Palë e vetme kanë qenë delegatët, s’ka qenë a donte Gaz Bardhi, Lulzim Basha, apo Enkelejd Alibeaj. Ajo që ndodhi që u pranua një ankimim nga Alibeaj, që është një deputet i PD! Por minimumi duhet të jesh i legalizuar si përfaqësues i subjektit”, shtoi Hajdarmataj.

Të fundit