Flash News

Ditari i Opozitës

Zgjedhjet në PD/ Harxhi prezanton platformën: Për një parti të fortë dhe meritokratike; pikat kryesore

Zgjedhjet në PD/ Harxhi prezanton platformën: Për një parti
Edith Harxhi

Kandidatja për drejtimin e PD, Edith Harxhi ka prezantuar platformën e saj, të cilën e bazon në reformimin e partisë dhe rikthimin e saj në idealet e '90.

Ajo ka evidentuar disa pika, të cilat i sheh të nevojshme për t'u realizuar menjëherë si rikthimi i partisë tek anëtarët, kthimi i debatit dhe konkurrencës, dhënies fund të emërimeve nga Kryetari apo Kryesia, decentralizimi dhe pranimi e tranimi i të rinjëve në parti.

Harxhi zotohet se do të krijojë një parti ideologjikisht të fortë, antikomuniste, euroatlantike dhe meritokratike. Për realizmin e kësaj ajo ka evidentuar disa shtylla në të cilat do të bazohet.

· liria e individit

· antikomunizmi dhe dëmshpërblimi i të persekutuarëve dhe pronarëve të ligjshëm

· çështja kombëtare dhe interesi kombëtar

· lufta kundër korrupsionit dhe fundi i tenderëve të përcaktuar

· listat plotësisht të hapura për zgjedhjet e përgjithshme dhe këshilltarë vendorë

· rinia shqiptare dhe punësimi i tyre

· prodhimi bujqësor dhe industrial, si dhe mbrojtja e prodhimit shqiptar përballë importit

· ngritja e turizmit, bujqësisë dhe energjetikës mbi baza të një konsensusi kombëtar dhe jo vetëm mbi nivele tarifore.

Programi bazohet në ndryshime statutore, organizative dhe ideologjike. Zgjedhjet në PD do të mbahen në 13 qershor dhe fushata ka nisur. Në garë për kreun e ri të PD janë: Lulzim Basha, Edith Harxhi, Fatbardh Kadilli dhe Agron Shehaj.

Dokumenta bashkëngjitur

Të fundit