Flash News

Ditari i Opozitës

Zgjedhjet në PD, Kadilli: Do themelojmë një parti pluraliste, ku pushtetin e zotëron anëtari i thjeshtë

Zgjedhjet në PD, Kadilli: Do themelojmë një parti pluraliste, ku
Fatbardh Kadilli

Kandidati për kryetar i PD, Fatbardh Kadilli me anë të një video-mesazhi i është pergjigjur pyetjes se, çfarë risie sjell 'manifesti politik' për anëtarin e thjeshtë të partisë.

“Garantimin e karrieres politike”, është kjo përgjigjja e Kadillit, i cili shton se çdo anëtar do të ketë mundësi të krijojë seksionin e tij, prej 5 personash apo më shumë, duke u bërë kryetari dhe duke marrë përgjegjësi.

Kadilli shpreh angazhimin për të zhbërë "monopolin centralist" të kryetarit dhe të krijojë një parti pluraliste, gjithëpërfshirëse dhe të fortë.

Në këtë mënyrë, sipas Kadillit, fuqizohet pushteti i anëtarit të thjeshtë. "Ky është manifesti im politik. Unë jam Bardh Kadilli. Në garë për një PD të hapur, të pastër, të bashkuar, fituese", përmbyll video-mesazhin ai.

Kujtojmë që zgjedhjet për kryetar në PD do të zhvillohen më 13 qershor. Në garë për këtë post janë: Fatbardh Kadilli, Lulzim Basha, Edith Harxhi dhe Agron Shehaj.

Të fundit