Flash News

Ditari i Opozitës

Zgjedhjet në PD për kryetarin e ri, emrat e propozuar për drejtimin Komisionin Zgjedhor  

Zgjedhjet në PD për kryetarin e ri, emrat e propozuar për

Partia Demokratike pritet të shkojë në zgjedhje në 13 qershor për të vendosur për kryetarin e ri të partisë. Propozimi erdhi në mbledhjen e Kryesisë, e cila prej dy orësh u shoqërua me debate, kryesisht mes kryedemokratit Lulzim Basha dhe anëtarit të Kryesisë, Fatbardh Kadilli.

Ndërsa pritet që ky propozim të votohet në Këshillin Kombëtar, Kryesia e PD ka propozuar që në krye të Komisionit Zgjedhor të PD-së për zgjedhjen e kryetarit të ri të jetë Jemin Gjana. Ky i fundit e ka mbajtur këtë funksion edhe më parë në PD në vitin 2017.

Ndërkohë, anëtarë të këtij komisioni janë propozuar edhe Albana Vokshi, Belind Këlliçi , Eno Bozdo, Mimoza Hasekiu, Albert Avduli dhe Gjoke Vuksani. Ndërkohë, Ervin Minarolli dhe Lulzim Omuri ddo të jenë ndihmës. 

Të fundit