Flash News

Ditari i Opozitës

Zgjedhjet në PD/ Përfundon numërimi për Kamzën, konfirmohen të gjithë kandidatët; 268 demokratë kundër Xhelal Mziut

Zgjedhjet në PD/ Përfundon numërimi për Kamzën,

Ka përfunduar numërimi i votave të anëtarësisë për kandidatët për deputetë në degën e Kamzës. Demokratët kanë konfirmuar të 6 kandidatët për deputet në listat e PD-së, megjithëse ajo çka bije në sy është numri i lartë i votave kundër ndaj ish-kryebashkiakut të Kamzës, Xhelal Mziu.

Megjithëse të pamjaftueshme për ta skualifikuar për shkak të formulës, Mziu ka marrë 268 vota kundër kandidaturës së tij për deputetë. Kujtojmë se, formula e PS-së përcakton se duhen 600 vota kundër për të përjashtuar një emër nga kandidimi për deputet.

Procesi i votimit të kandidatëve për deputet të Partisë Demokratike në Tiranë ka përfunduar në orën 18:00. Ndërkaq, mësohet se, Dega e Kamzës, e njohur edhe si bastion i të djathtës ka regjistruar një numër të vogël të pjesëmarrësve në këtë proces.

Vetëm 21.7% e anëtarëve të PD-së në këtë zonë kanë marrë pjesë në votim. E thënë ndryshe nga 4600 anëtarë me të drejtë vote kanë marrë pjesë rreth 1000 persona. Si përfundim, demokratët kanë konfirmuar të gjithë kandidatët për deputet në këtë zonë.

Kandidatët e konfirmuar të PD-së për degën Kamëz:

1.      Alfred Halilaj

2.      Bilbil Bajraktari      

3.      Dhimiter Vata 

4.      Munir Shehu  

5.      Tomorr Kotarja     

6.      Xhelal Mziu     

7.      Ylber Vata     

Të fundit