Flash News

Ditari i Opozitës

Zgjedhjet në PD, Starova: Basha nuk do të ketë të lehtë fitoren, gara është e fortë

Zgjedhjet në PD, Starova: Basha nuk do të ketë të lehtë
Arian Starova

Aleati i PD-së në zgjedhjet e 25 prillit, kryetari i partisë Bashkimi Liberal Demokrat, Arian Starova ka folur për zgjedhjet në Partinë Demokratike.

Ai tha se dita e zgjedhjeve nuk duhet të ishte 13 qershori, me argumentin se përderisa pretendohet për "masakër elektorale", duhet të pritej përfundimi i procesit zgjedhor.

Kujtojmë që PD ka depozituar në KAS dosjet ankimore për zgjedhjet parlamentare. Sa i përket garës për drejtimin e PD, ai tha për "Report Tv" se është e fortë, duke marrë parasysh kandidatët. Ai tha se gara është e fortë dhe se kryedemokrati Lulzim Basha nuk do ta ketë të lehtë fitoren.

"Kushdo që të zgjidhet, PD duhet të organizohet në mënyrë të fuqishme. Dita e zgjedhjeve nuk duhet të ishte 13 qershori. Përderisa pretendohet një 'masakër zgjedhore' atëherë do të duhet të pritej përfundimi i procesit zgjedhor. Unë mund të them që gara është e fortë duke pasur parasysh edhe kandidaturat", tha ndër të tjera Starova.

Të fundit