
Flash News
Aksident në Lushnje, përfshihen katër makina dhe një motoçikletë
SPAK mbylli hetimet, reagon Meta: U firmos me urdhër të Edi Ramës
U mor e pandehur nga SPAK, Kryemadhi: Kryeprokuror i BKH është Edi Rama
Pastroi paratë e Çopjave, arrestohet në Dubai Armis Stafa
Partia Demokratike ankimon rezultatin e zgjedhjeve në Korçë
“Zgjedhjet në Qarkun e Tiranës ishin të deformuara”, Nuri: PD po përgatit ankimimin në Kolegj Zgjedhor
“Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD–ASHM) nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit në Qarkun e Tiranës. Ky nuk është një qëndrim thjesht politik, por një reagim i bazuar në një analizë të thelluar të shkeljeve sistematike dhe të dokumentuara, të cilat kanë minuar seriozisht legjitimitetin e këtij procesi.”
Në një reagim të përfaqësuesit ligjor të PD-së Franc Nuri bëhet e ditur se PD do kërkojë në Kolegjin Zgjedhor pavlefshmëri të plotë të procesit zgjedhor në këtë qark.
Kjo kërkesë do të paraqitet me prova të shumta ligjore përpara Kolegjit Zgjedhor.
"Qarku i Tiranës, më i madhi në vend me 37 mandate, u kthye në vatër të shkeljeve zgjedhore masive. Episodet më të rënda u regjistruan ditën e votimit në zonën e Vorës, ku qendra të tëra votimi u bllokuan nga individë me precedentë penalë, të njohur si “të fortë lokalë”, të cilët ishin pajisur në mënyrë të dyshimtë me badge zyrtare vëzhguesish nga KQZ.
Këta persona ishin vendosur përpara qendrave të votimit, duke ushtruar presion të hapur dhe intimidim mbi votuesit. Nuk munguan as përplasjet fizike me eksponentë të lartë të PD-së, të dokumentuara nga media dhe dëshmitarë. Këto nuk janë incidente të izoluara, por pjesë e një skeme të qëllimshme për të deformuar vullnetin e zgjedhësve kudo në Qarkun Tiranë.
"Tiranës i mungoi integriteti zgjedhor edhe për shkak të përdorimit të paligjshëm dhe masiv të rrjetit të patronazhistëve. Ishin të shumta rastet kur opozita denoncoi në kohë reale zyrat ilegale elektorale të PS-së, nga të cilat dilnin me vrap punonjës të administratës dhe militantë të PS-së, të cilët më pas fshiheshin nga kamerat. Këto fenomene u regjistruan në disa zona, si te “Petro Nini Luarasi”, në Astir, apo sinjalizimet për zyra të ngjashme pranë kompleksit “Delijorgji”, në Don Bosco, por edhe në Njësinë nr. 8, duke ndikuar drejtpërdrejt në drejtësinë e garës elektorale.
Një tjetër problem serioz u evidentua në KZAZ nr. 40 (Njësia 9), ku u konstatuan fletë votimi me ngjyra të ndryshme dhe cilësi të ndryshme letre, dukshëm të dallueshme me sy të lirë dhe me prekje. Në këtë zonë u evidentuan edhe raste të dyshimta me fletë votimit të palosura të gjitha njësoj, çka forcon bindjen për dyshime mbushje kutish apo për përdorimin e metodës së njohur si “treni bullgar”, si teknika të manipulimit zgjedhor.
Po në të njëjtën linjë është edhe rasti i rëndë në KZAZ nr. 30 në Kashar, ku u dhunua sekretari i KZAZ-së i propozuar nga PD, gjatë procesit të numërimit të votave, nga persona të lidhur me pushtetin. Mediat raportuan gjithashtu për një çantë të mbushur me para, e gjetur brenda perimetrit ku ndodhej KZAZ në fjalë, duke ngritur dyshimet për tentativa serioze të blerjes së votës.
Raste problematike janë raportuar gjithashtu në Babrru, tek shkolla “1 Maji”, apo në Kamëz, si dhe zona të tjera periferike të Tiranës. Në disa qendra votimi u identifikuan fletë të mbushura me të njëjtën dorë, çka forcon më tej dyshimet për manipulime në masë.
Po ashtu, një ndër elementët më shqetësues mbetet shpallja e mbi 17,000 votave si të pavlefshme në të gjithë Qarkun e Tiranës. Kjo shifër përbën një anomali të rëndë, që mund të ketë ndikuar drejtpërdrejt në rezultatin final, përfshirë edhe në garën për mandatin e 14-të mes PD–ASHM dhe subjektit të z. Agron Shehaj.
Sipas udhëzuesit të miratuar nga Rregullatori pranë KQZ-së, ekzistojnë mbi 50 raste specifike për përcaktimin e vlefshmërisë ose pavlefshmërisë së një flete votimi. Çdo devijim nga këto standarde, çdo shpallje e qëllimshme e pavlefshmërisë së ndonjë flete votimi, veçanërisht në zona ku mbështetja për PD–ASHM ishte e lartë, përbën një akt të paligjshëm dhe një goditje të qëllimshme ndaj opozitës' thuhet në ankim.
Ankimi ynë në KQZ dhe më tej në Kolegjin Zgjedhor do të jetë për pavlefshmërinë e plotë të zgjedhjeve në Qarkun e Tiranës do të përfshijë të gjitha këto problematika, përfshirë:
• procesverbale me mospërputhje flagrante;
• fletë votimi të dyshuara si të falsifikuara ose të printuara jashtë standardit;
• përdorim sistematik të patronazhistëve për kontroll elektoral;
• prezencë të “të fortëve” dhe dhunë në afërsi të qendrave të votimit;
• votim familjar dhe dyshime për votim të shumëfishtë;
• kamera sigurie të fikura ose me pamje të ndërprera në qendra kyçe;
• kuti votimi të konsideruara problematike, me kode sigurie të cenuara.
Ne nuk kërkojmë trajtim preferencial. Ne kërkojmë respektim të ligjit, transparencë të plotë dhe rivendosje të integritetit të votës si themel i demokracisë.
Në përfundim, theksojmë qartë:
PD–ASHM nuk e njeh rezultatin e shpallur në Qarkun e Tiranës nga KQZ. Ne nuk kërkojmë rinumërim votash, por pavlefshmëri të plotë të procesit zgjedhor në këtë qark. Kjo kërkesë do të paraqitet me prova të shumta ligjore përpara Kolegjit Zgjedhor. Jemi të vendosur ta çojmë deri në fund këtë betejë, për të mbrojtur një parim themelor: vota e qytetarit shqiptar nuk blihet, nuk frikësohet dhe nuk tjetërsohet.
Të fundit




PD sërish ankim në KAS, kërkon të përsëriten zgjedhjet në qarkun e Shkodrës
27 Maj 2025, 20:26

Akuzat e SPAK ndaj Metës, AP: Ish-presidenti kritik i hapur i Ramës
27 Maj 2025, 20:09
Aksident në Lushnje, përfshihen katër makina dhe një motoçikletë
27 Maj 2025, 19:44
SPAK mbylli hetimet, reagon Meta: U firmos me urdhër të Edi Ramës
27 Maj 2025, 19:33


Mishi me salmonelë ende në treg? AKU reagon: Lajme të pavërteta
27 Maj 2025, 19:03
Shkeljet e 11 majit, Lela: Gati 'databaze', ndërkombëtarët po informohen
27 Maj 2025, 18:47

Urime... popullit shqiptar
27 Maj 2025, 18:20

"PS na vodhi 2 mandate", Lapaj: Qarku Fier dhe Vlorë duhen rinumëruar
27 Maj 2025, 17:42

Kosova merr nën kontroll edhe një objekt tjetër në Leposaviç
27 Maj 2025, 17:25



PD kërkon përsëritjen e zgjedhjeve edhe në Gjirokastër e Vlorë
27 Maj 2025, 16:37
A duhet të japë dorëheqjen Berisha? Alimehmeti: Nuk mund të digjen etapat
27 Maj 2025, 16:18


Kremi kundër diellit, pesë mite që rrezikojnë shëndetin tuaj
27 Maj 2025, 15:52

Shefja e KE-së dënon sulmet izraelite në Gazë: Janë të neveritshme
27 Maj 2025, 15:23



U mor e pandehur nga SPAK, Kryemadhi: Kryeprokuror i BKH është Edi Rama
27 Maj 2025, 14:47
Devijohet qarkullimi pranë mbikalimit të Rinasit
27 Maj 2025, 14:46
Policia bastis Ministrinë e Bujqësisë së Kosovës
27 Maj 2025, 14:31
Pastroi paratë e Çopjave, arrestohet në Dubai Armis Stafa
27 Maj 2025, 14:22



Përqendrimi i shërbimeve në QSUT u rrit, spitalet rajonale dalin jashtë loje
27 Maj 2025, 13:42
Goditet rrjeti i pr*stitucionit, shpallet në kërkim braziliania
27 Maj 2025, 13:31

SPAK e mori të pandehur, reagon Meta: Pres me padurim nisjen e gjykimit
27 Maj 2025, 13:11

Një festë me akëmort brenda
27 Maj 2025, 12:51





Dështon për herë të 22 seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
27 Maj 2025, 11:53
U nda nga jeta pak ditë më parë, zhvillohen homazhe në nder të Artan Lames
27 Maj 2025, 11:44
Reagime për shpullën e Macron
27 Maj 2025, 11:32

Vranë noteren greke me qëllim për ta grabitur, arrestohen 3 shqiptarët
27 Maj 2025, 11:11
Aulon Kalaja paraqitet në SPAK, depoziton kallëzim për faljen e gjobave
27 Maj 2025, 10:58

Meta do të përdorë postimet e evropianëve për trajnimin e IA-së
27 Maj 2025, 10:42

Partia Demokratike ankimon rezultatin e zgjedhjeve në Korçë
27 Maj 2025, 10:23

Igli Tare emërohet Drejtor Sportiv i Milan
27 Maj 2025, 10:03
Shqiptari kapet me kokainë me vlerë rreth 14 mln euro
27 Maj 2025, 10:00

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja sot
27 Maj 2025, 09:40



P*rdhunoi vajzën e tij të mitur, arrestohet 60-vjeçari (EMRI)
27 Maj 2025, 08:57

Etapa e dytë e turit çiklistik të Shqipërisë, rrugët që bllokohen sot
27 Maj 2025, 08:41
Përcillet sot në banesën e fundit Artan Lame
27 Maj 2025, 08:26
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
27 Maj 2025, 08:15
Parashikimi i motit, diell dhe temperatura deri në 29 gradë gjatë ditës
27 Maj 2025, 08:01
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
27 Maj 2025, 07:47
Bido debat me Xhaferrin: Dorëzoj mandatin nëse më gjen një person që...
26 Maj 2025, 22:59




OBSH-ja kërkon të lejohet hyrja e kamionëve me ndihma mjekësore në Gazë
26 Maj 2025, 21:46

Kapet në Dubai Dritan Gjika, Lala: Lidhje deri te ish-presidenti i Ekuadorit
26 Maj 2025, 21:34





Milan njofton zyrtarisht emërimin e Igli Tares si Drejtor Sportiv
26 Maj 2025, 19:43

U ndalua në kufi nga autoritetet serbe, lirohet ish-deputeti i Kosovës
26 Maj 2025, 19:24
Shuplakë madhështore në Hanoi
26 Maj 2025, 19:03





OKB: Gaza në kolaps bujqësor, vetëm 5% e tokës mbetet e punueshme
26 Maj 2025, 17:42
Ish-ambasadori: SHBA do të reagojë për farsën, do prishë shumë ekuilibra!
26 Maj 2025, 17:34
