Flash News
Identifikohet autori i vrasjes në Ndroq, ngjarja dyshohet se ndodhi për pazare d*oge
Vrasje në Ndroq/ Identifikohet viktima, autori lëvizte me një "Benz" të zi
Të shtëna me armë zjarri në Ndroq, një i vrarë
Qëlloi me kallashnikov duke terrorizuar banorët, arrestohet 44-vjeçari në Selenicë
Zbulohet një bazë e prodhimit të vajit të kanabisit, arrestohet 35-vjeçari
Zgjedhjet në SHBA, Harxhi: Uroj që Amerika dhe bota të zgjohen ndryshe nesër
Anëtarja e kryesisë së PD, Edith Harxhi ka komentuar fushatën e zgjedhjeve në SHBA dhe atë çfarë pret nga votimet.
“Për ne shqiptarët ato janë po aq të rëndësishme sa kudo tjetër, pasi Shqipëria është më e rrënuar se katër vite më parë, nga axhendat progresive të majta të drejtuara nga Soros dhe të vëna në lëvizje nga biri shpirtëror i tij Edi Rama”, shkruan Harxhi.
Postimi:
Të nderuar miq,
pas një fushate disa mujore, sot populli mik amerikan voton për Presidentin e ardhshëm të ShBA-ve. Këto zgjedhje nuk vlejnë vetëm për ShBA-në, por për të gjithë botën, pasi janë zgjedhjet më të rëndësishme në 35 vjeçarin e fundit që pas rënies së komunizmit dhe që prej fundit të epokës Reagan-Thatcher.
Si konservatorë, ne besojmë fuqishëm në vlerat e familjes, kombit dhe Hyjit. Ajo çfar ka kaluar bota këto vitet e fundit i përngjan një lufte botërërore jo-konvencionale, prandaj këto zgjedhje paraqesin një epokë të re në gjeo-politikën botërore dhe kanë një ndikim të jashtëzakonshëm në çdo cep të botës.
Për ne shqiptarët ato janë po aq të rëndësishme sa kudo tjetër, pasi Shqipëria është më e rrënuar se katër vite më parë, nga axhendat progresive të majta të drejtuara nga Soros dhe të vëna në lëvizje nga biri shpirtëror i tij Edi Rama. Kosova gjithashtu nuk ka pasur asnjë zhvillim pozitiv thelbësor gjatë 4-5 viteve të fundit madje ka një regres përsa i përket njohjeve të saj dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.
Vetëm një Kosovë anëtare e NATO-s e shpëton Kosovën, Shqipërinë dhe rajonin tonë nga axhendat serbo-ruse.
Për këtë arsye si dhe duke besuar fort në qëndrimet e konservatorizmit që në rastin aktual përfaqësohen nga Partia Republikane Amerikane, uroj që Amerika dhe bota të zgjohen ndryshe nesër dhe e djathta e vërtetë të triumfojë kudo dhe po ashtu edhe në Shqipëri. Amerika, si aleati ynë kryesor do të vazhdojë të mbetet e tillë pavarësisht qëndrimeve momentare të disa burokratëve në ShBA.
Triumfi i të djathtës do të jetë i pandalshëm.