Flash News

Ditari i Opozitës

Zgjedhjet në SHBA, Këlliçi: Takova diasporën shqiptare, mbi 70%-80% votojnë hapur për Trump

Zgjedhjet në SHBA, Këlliçi: Takova diasporën shqiptare,

Anëtari i Kryesisë së PD, Belind Këlliçi komentoi zgjedhjet që do të mbahen nesër në SHB.

Duke folur në MCN, ai u shpreh se në Micigan ku ai ndodhet rezultati është shumë i ngushtë.

Ai tha se komuniteti shqiptar mund të bëjë diferencën në Miçigan, një nga shtetet kyçe, ndërsa theksoi se  vihet re një mobilizim i shtuari mbështetësve të Trump për të marrë pjesë në votim.

"Ditën e djeshme Harris ka qenë në Michigan. Ndërkohë që sot, mesa jam vënë në dijeni, Trump do të organizojë një takim këtu në Michigan, sepse rezultati është shumë i ngushtë. Është një nga tre shtetet ku gara është tërësisht e hapur. Në pjesën dërrmuese të kontakteve që kam patur, sepse është hera e tretë që vij brenda 6 javësh, kam takuar diasporën shqiptare, në pjesën dërrmuese, mbi 70%-80% votojnë hapur për Trump.

Është efekti, një pjesë e atyre që votojnë Trump janë të heshtur, por këtë radhë, nga eksperienca që kam patur, shihet një diferencë e madhe në raport me zgjedhjet e 2016 dhe 2020, për faktin që personat që kanë votuar më herët, kanë dalë hapur si mbështetës të zotit Trump. Kjo vjen edhe për shkak të polarizimit që ka politika amerikane sot dhe frika e mbështetësve të Trump që mund të ndodhë një ndërhyrje në proces. Ka një mobilizim të shtuar të mbështetësve të Trump për të marrë pjesë në votim", tha ai. 
Më tej ai sqaroi se nga të dhënat paraprake, pothuajse në 80 milionë, Harris ka epërsi edhe për shkak të numrit të lartë të zonjave që kanë marrë pjesë në votim, por sipas tij e gjitha vendoset nesër.

"Ta kalosh në rrugët e Michigan, mund të jetë raporti 10/1 e tabelave që janë vendosur pro Trump. Sa i përket fotos sime me të, nuk është se unë i dola para Trump. Ka qenë takim i dakordësuar. Në atë pak kohë që kam folur, i kam folur për Shqipërinë dhe të vetmen gjë të ngjashme, dinte shumë mirë përdorimin e sistemit të drejtësisë si një armë kundër kundërshtarit politik.

Pra e njëjta gjë që ka ndodhur me prokurorë të lobuar nga fondacioni Soros në SHBA, e njëjta gjë ka ndodhur edhe në Shqipëri, ku prokurorë nën ndikimin e reformës në drejtësi dhe Shoqërisë së Hapur, kanë ndërmarrë të njëjtat hapa", tha Këlliçi, i cili  sqaroi dhe arsyen pse mbështesin fitoren e Trump nesër duke thënë se Partia Republikane është simotër e partisë së tyre dhe se sipas tij e kemi për detyrë të suportojmë partinë tonë simotër.

"Pra është diçka e natyrshme. Në rastin konkret, nuk e di se çfarë dëshirash ka ushtari më besnik i George Soros, Edi Rama. Mendoj se do të ishte mirë edhe për Amerikën por edhe për botën, që të kishte një ndryshim në SHBA dhe Presidenti Trump të zgjidhej. Do të kishte ulje të influencës së fondacionit të Soros në Shqipëri.

Se çfarë bën Rama pak më intereson. Ka patur një marrëveshje të nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë. Ka qenë tezë hipotetike ajo e shkëmbimit të territoreve. Nuk ka asnjë qëndrim nga Trump, që e përforcon këtë ide të shkëmbimit të territoreve.

Mund të ketë patur një ide fillestare, e hedhur nga ish këshilltari John Bolton. Edhe me kontaktet në Michigan, edhe me drejtues të organizatave shqiptare, me të gjithë që janë në kontakt me përfaqësues të partisë Republikane, pohojnë se nuk ka asnjë plan të tillë", tha ai. 

Të fundit