Flash News

Ditari i Opozitës

Zgjedhjet në Tiranë, Këlliçi: Duhet një front i unifikuar përballë Ramës

Zgjedhjet në Tiranë, Këlliçi: Duhet një front i

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi deklaroi se forca më e madhe opozitare në vend kërkon bashkëpunimin e çdo partie për zgjedhjet e pjesshme në bashkinë e Tiranës.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Këlliçi tha se një opozitë e bashkuar mund të mposhtë PS në zgjedhjet e Tiranës.

“Si opozitë e bashkuar, kemi pasur takime me të gjitha partitë parlamentare për të gjetur idetë më të mira, për të bashkuar forcat me çdo faktor opozitar, këdo forcë politike opozitare. Qartazi kemi pasur një qëndrim në raport me Lëvizjen Bashkë për shkak të qëndrimeve të kundërta me Partinë Demokratike. Kushdo që do një front të unifikuar përballë Ramës, ne i mirëpresim”, tha Këlliçi.

Të fundit