Flash News

Ditari i Opozitës

Zgjedhjet në Vlorë/ Berisha: Do mbështesim kandidatin tonë, jo kandidatin “kallp”

Zgjedhjet në Vlorë/ Berisha: Do mbështesim kandidatin tonë,

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur sot për zgjedhjet në Bashkinë e Vlorës, duke sqaruar se PD do të qëndrojë pas kandidatit që ka shpallur zyrtarisht më herët.

 “Së pari, ai nuk ka asnjë lidhje me PD-në. Ai është këshilltar i propozuar nga Basha me Alibeajn, nuk e lidh asgjë me PD. Kështu që të pyesësh se kë do mbështesë PD, ne do mbështesim kandidatin që kemi deklaruar se do të mbështesim,” deklaroi Berisha.

Kryedemokrati mohoi çdo lidhje me kandidatin tjetër që po garon në Vlorë, duke e quajtur atë “kandidat kallp” dhe duke theksuar se ai vetë nuk është prezantuar si përfaqësues i Partisë Demokratike.

“Nuk kemi asnjë lidhje me atë kandidatin kallp. Edhe ai vetë ka thënë se është kandidat i pavarur. I pavarur, tjetër problem,” shtoi Berisha.

Deklarata e Berishës vjen në prag të zgjedhjeve vendore në Vlorë, ku gara pritet të zhvillohet me disa kandidatë të pavarur dhe të mbështetur nga forca të ndryshme politike.

 

Të fundit