Flash News

Ditari i Opozitës

Zgjedhjet, PD cakton drejtuesit politik në qarkun Durrës dhe Elbasan

Zgjedhjet, PD cakton drejtuesit politik në qarkun Durrës dhe Elbasan
Selia e Partisë Demokratike

Partia Demokratike ka vendosur si drejtues politik të qarkut të Durrësit nënkryetarin e partisë Edi Paloka.

Burime pranë selisë blu konfirmojnë emrin e numrit dy të PD-së.

Ndërkohë Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi konfirmohet drejtues politik i PD, në qarkun Elbasan.

Më herët strukturat e selisë blu caktuan drejtuesit e tyre politikë në Fier, Shkodër dhe Vlorë, në funksion të zgjedhjeve të 25 prillit.

Enkelejd Alibeaj është vendosur drejtues politik në Fier, Bujar Leskaj në Vlorë dhe Helidon Bushatin në Shkodër.

Të fundit