Flash News

Ditari i Opozitës

Zgjedhjet/ PD intensifikon lëvizjet, Basha cakton drejtuesit politikë në qarkun e Shkodrës dhe Fierit

Zgjedhjet/ PD intensifikon lëvizjet, Basha cakton drejtuesit politikë
Foto Ilustruese

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka intensifikuar lëvizjet për zgjedhjet e 25 prillit. Burimet bëjnë me dije se ai ka nisur caktimin e drejtuesëve politikë në qarqe.

Në Shkodër, lideri demokrat ka caktuar Helidon Bushatin, ndërsa në Fier do të jetë Enkelejd Alibeaj.

Kryedemokrati ka mbledhur kryesinë e PD për të caktuar emrat, ndërkohë që po vijon puna për drejtuesit qarqeve të tjera.

Mesa duket selia blu ka ndezur “motorrët” për zgjedhjet e ardhshme. Ndërsa pritet prezantimi i emrave të tjerë, vlen për tu theksuar se më herët Basha ka caktuar në qarkun Vlorë, Bujar Leskajn.

Zgjedhjet/ PD intensifikon lëvizjet, Basha cakton drejtuesit politikë

Të fundit