Flash News

Ditari i Opozitës

Zgjedhjet për Këshillin Kombëtar, Gjana nxjerr shifrat: Votuan 69.8% e delegatëve të Kuvendit, kur del rezultati

Zgjedhjet për Këshillin Kombëtar, Gjana nxjerr shifrat: Votuan

Kryetari i Komisionit Zgjedhor në PD, Jemin Gjana ka dhënë të dhënat lidhur me votimin e sotëm në Kuvendin Kombëtar të PD-së për 300 anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar.

Në një prononcim për mediat, Gjana tha se nga 5703 delegatë të raportuar prezent në Kuvendin Kombëtar në çelje të punimve, prej tyre kanë votuar 5339. Sipas Gjanës, nga 7646 delegatë të regjistruar gjithsej në statutin e PD-së,  morën pjesë në votime 69.8% e tyre. Ai tha se rezultati del pas mesnate për 300 emrat e rinj të Këshillit Kombëtar.

"Pasi bëmë dhe disa nga përmbledhëset e procesverbaleve të mbylljes së kutive të votimit, përfundimisht na rezulton, siç u deklarua dhe në fillim të punimeve, numri i delegatëve gjithsej bazuar në statutin e PD-së është 7646 delegatë. Në raportimet që u mor nga sekretaria e Kuvendit, në çelje të punimeve kanë qenë të pranishëm 5703 nga 7646 delegatët e kësaj liste të gjatë. Pas përpunimit të procesverbaleve të mbylljeve të kutive të votimit, kanë marrë pjesë në votim 5339 delegatë, pra gati 69.8% e numrit të delegatëve të Kuvendit Kombëtar.

Nuk kanë marrë pjesë në votim 364 delegatë, nga numri që u raportua në çelje të punimeve. Po vazhdon procesi i numërimit në të 14 komisionet, është një proces i gjatë, por shpresoj se sonte pas mesnate do të nxirret lista përfundimtare me 300 emra, ose nesër në mëngjes. Në listë, 90 minimalisht do të jenë zonja dhe zonjusha, 45 nga anëtarë e forumit rinor të PD dhe pjesa tjetër djem dhe burra që janë pjesë e këtij numri prej 300 anëtarësh", tha Gjana.

 

Të fundit