Flash News

Ditari i Opozitës

Zgjedhjet për kreun e PD/ Miratohet fleta e votimit, Berisha renditet i pari

Zgjedhjet për kreun e PD/ Miratohet fleta e votimit, Berisha renditet i

Komisioni i Rithemelimit ka njoftuar miratimin e fletës së votimit për zgjedhjet për kryetar të PD që do të mbahen më 22 maj.

Vetëm dy emra do të kandidojnë për kreun e ri të PD, ndërsa i pari në listë do të jetë ish-kryeministri Sali Berisha dhe më pas Ibsen Elezi.

Njoftim i Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale në Partinë Demokratike

MIRATIMI I FLETËS SË VOTIMIT PËR KRYETAR TË PD

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, njofton se në mbledhjen e datës 16.05.2022, ora 11.30, u hodh shorti për renditjen e kandidatëve në fletën e votimit, në prezencë të përfaqësuesve të tyre.

Pas hedhjes së shortit, renditja e emrave në fletën e votimit është:

1. Sali Berisha

2. Ibsen Elezi

Komisioni do njoftojë në vijim kalendarin e takimeve të dy kandidatëve për ditën e martë dt 17 maj 2022.

Të fundit