Flash News

Ditari i Opozitës

Zgjedhjet për kreun e PD-së, sot skadon afati për kandidaturat

Zgjedhjet për kreun e PD-së, sot skadon afati për kandidaturat

Mesditën e kësaj të enjte përfundon afati për kandidaturat për kryetarin e Partisë Demokratike. Sali Berisha është kandidati i vetëm që ka shprehur interesin për të drejtuar PD-në edhe për katër vitet e ardhshme.

Ai është gjithashtu kandidati i vetëm i konfirmuar, pasi ish-deputeti Ervin Salianji është përjashtuar nga partia dhe nuk ka të drejtë të kandidojë.

Dokumentet për kandidim duhet të dorëzohen deri në orën 12:00.

Zgjedhjet për kryetarin e PD do të zhvillohen më 23 maj, dhe Berisha pritet të kërkojë besimin e demokratëve për udhëheqjen e partisë për katër vitet e ardhshme.

Të fundit