Flash News

Ditari i Opozitës

Zgjedhjet për kryetar, Sula: Anëtarët janë zëvendësuar në “punonjës call center-i”

Zgjedhjet për kryetar, Sula: Anëtarët janë

Deputeti demokrat Dashnor Sula ka thënë se anëtarët e PD-së janë zëvendësuar me persona që sipas tij, cilëson si “punonjës call center-i”.

I ftuar në “Opinion” në News 24, Sula tha se po bëhen procese të njëanshme për zgjedhjen e kryetarit të partisë. Ai shtoi se e gjitha është një farsë e një grupi individësh që po mban peng PD-në.

“Unë bashkë me të gjithë kolegët nuk jemi ndarë nga Sali Berisha siç thonë të tjerë, por për mënyrën dhe veprimet që bënë duke shkelur rregullat dhe statutin e PD, duke mos bërë garë. Tani kanë anashkaluar totalisht funksionin e sekretarit të përgjithshëm dhe janë zëvendësuar me individë që nuk kanë asnjë lidhje. Po të shohim gjithçka është një farsë nga një grup individësh të caktuar që tani është vetëm për të mbajtur peng Partinë Demokratike. Në mbledhje nuk ka pasur asnjë tension në mbledhje”, tha Sula.

Të fundit