Flash News

Ditari i Opozitës

Zgjedhjet për kryetarin e ri, Harxhi: Unë filloj sot betejën time për të ringritur PD

Zgjedhjet për kryetarin e ri, Harxhi: Unë filloj sot betejën time

Pas votimit në njësinë numër 5, kandidatja për drejtimin e PD-së Edith Harxhi ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në votim.

Në një prononcim për mediat, Harxhi tha se sot një ditë e rëndësishme, dhe se fitorja do të jetë për ringritjen e PD-së.

PD është një aset, është një pasuri kombëtare, sot është dita e demokratëve, uroj shumë që të ketë një pjesëmarrje masive, pasi ne sot votojmë reformimin e PD-së. Absolutisht që mendoj se në radhë të parë do të fitojnë demokratët, jam e sigurt që vota e tyre do të jetë për ndryshimin.

Dita jonë fillon sot, unë filloj sot betejën time për të ringritur PD. Unë e kam shprehur kohë do të jem aktive në PD dhe beteja ime fillon sot, edhe po të mos fitojë, unë do të vazhdojë të luftojë por jam e sigurt që do të fitojë”, u shpreh Harxhi.

Të fundit