Flash News

Ditari i Opozitës

Zgjedhjet/ Strazimiri: Policia nuk i ka ndaluar personat që kanë qenë me makina me targa fallco

Zgjedhjet/ Strazimiri: Policia nuk i ka ndaluar personat që kanë

Anëtari i kryesisë së PD, Gent Strazimiri është shprehur se ndaj votuesve të PD janë ushtruar presion dhe intimidim duke i kërcënuar që të mos të dalin në zgjedhje pasi do të përballen me forcën e pushtetit.

I ftuar në Syri TV, Strazimiri është shprehur se në lidhje me shkeljet ata po grumbullojnë emrat nga të gjitha degët e vendit që të verifikohen me fakte këto gjëra.

“Besoj se ky proces sjell me vete transparencën dhe bën të njohur botërisht shkeljet dhe nuk ka pasur zgjedhje dhe standardet kanë rënë në nivelet që besoja se nuk do të rikthefshin dhe më duket se po rijetoj situatën e vitit 2001.

Është një përfshirje e institucioneve shtetërore në krah të kandidatëve të partisë socialiste, duke nisur që nga përkrahja sociale, kempi dhe shtresat venerable. Shtresat më të këputura të popullit që janë identifikuar si përkrahës të PD janë kërcënuar që të mos dalin dhe në këmbim do tu zgjidhen hallet dhe do të shpërblehen dhe me ndihma monetare. Policia ka refuzuar që të ndalojë persona që janë me makina me targa fallco dhe kanë intimiduar qytetarët.

Në përpjekje për ti sorollatur dhe ti lodhin njerëzit u janë ndryshuar qendrat e votimit e këta persona janë votues të PD, ne po grumbullojmë emrat nga të gjitha degët e vendit që të verifikohen me fakte këto gjëra.”

Të fundit