Flash News

Ditari i Opozitës

Zgjedhjet vendore, Alibeaj tërhiqet: Të dalim me një kandidat të vetëm

Zgjedhjet vendore, Alibeaj tërhiqet: Të dalim me një kandidat

Enkelejd Alibeaj ka përfunduar takimin me deputetët demokratë mbështetës. Në përfundim të diskutimeve, Alibeaj tha për mediat se janë të prirur që të dalin me një kandidat të vetëm për demokratët.

Alibeaj vlerësoi se dalja me një kandidat të vetëm në zgjedhje do të jetë mënyra për të rrëzuar regjimin e Ramës. Ai shtoi se jo vetëm të ketë një kandidat të përbashkët, por ky i fundit duhet të dalë edhe fitues.

“Para një jave në një diskutim të grupit ramë dakord që jemi të prirur për zgjedhjet lokale të dalim me një kandidat, është në interes të demokratëve.

Në pritje të Palokës të takohej me Bardhin, ka pasur një takim që Bardhi do tua thotë, unë ju them që siç e thamë javës së kaluar që ishim të gatshëm të diskutonim, ajo që ndodhi tani ishte vetëm një informim që Bardhi na bëri për takimin me Palokën. Kjo ndodhi. Nevoja e interesi për të dalë me një kandidat të përbashkët është synim i cili nuk ngërthen vetëm nevojën e një kandidati por një kandidati fitues në nevojën për ti dhënë fund regjimit të Ramës edhe në zgjedhjet lokale.

Synimi është ai që përcakton dhe instrumentin. Duam ne një kandidat të vetëm që të jetë fitues dhe instrumenti duhet të jetë proporcionalisht i tillë t’i shërbejë këtij qëllimi. Mënyrat janë pa fund”, tha ai.

Dy të mandatuarit për negociata, Gazment Bardhi dhe Edi Paloka, u takuan sot për të biseduar lidhur me zgjedhjet e ardhshme vendore dhe mundësinë e hyrjes me një kandidat të përbashkët mes demokratëve.

 

Të fundit