Flash News

Ditari i Opozitës

Zgjedhjet vendore, Boçi: Përfshirja e kandidatëve nga shoqëria civile është një opsion

Zgjedhjet vendore, Boçi: Përfshirja e kandidatëve nga

Nënkryetari i Partia Demokratike, Luçiano Boçi, deklaroi se brenda partisë po diskutohen alternativa për përzgjedhjen e kandidatëve në zgjedhjet e ardhshme vendore, përfshirë edhe mundësinë e mbështetjes së figurave jo politike.

I ftuar në emisionin “Studio24” në News24, Boçi u shpreh se përfshirja e kandidatëve nga shoqëria civile është një opsion konkret në tryezën e diskutimeve, por vendimi përfundimtar do të merret nga strukturat drejtuese të partisë.

“Kjo është parë si formë kandidimi ose si opsion. Është pjesë e diskutimeve dhe vendimmarrjes së PD. Bëhen edhe testime. Njerëz që vijnë nga shoqëria civile kanë hapësirë kontakti me publikun të madhe, por ka edhe rrethana të tjera që vendosin për një kandidaturë”, tha ai.

Të fundit