Flash News

Ditari i Opozitës

Zgjedhjet vendore, Hajdari: Nuk mendoj se PS ka shumë shanse

 Zgjedhjet vendore, Hajdari: Nuk mendoj se PS ka shumë shanse

Ish deputetja e PD, Rudina Hajdari deklaron se mundësitë që Partia Socialiste të fitojë në zgjedhjet vendore të vitit të ardhshëm janë të pakta.

Duke folur në A2 CNN, kjo vjen sipas saj për shkak të pakënaqësisë së madhe qytetare ndaj qeverisjes.

“Nuk mendoj se PS ka shumë shanse. Në këto kushte ku jemi sot, duke marrë parasysh kushtet ekonomike, duke marrë parasysh protestat e ndryshme që qytetarët po vetëorganizohen, kemi shumë probleme social ekonomike, që po e bën akoma më të vështirë, edhe për ata që marrin rroga…”.

“Kur të vijnë zgjedhjet lokale asnjë qytetar nuk ka për t’i harruar këto. Unë mendoj që do të kemi një dimër shumë të egër përpara dhe zgjedhjet lokale do të jenë në pranverë. Prandaj nuk mendoj Partia Socialiste është shumë e rehatuar në këto momente, besoj shumë fort që ata e ndjejnë rrezikun dhe Partia Demokratike duhet ta kapë këtë shans dhe jo vetëm të organizohet për zgjedhjet lokale, por duhet të mbështesë të gjithë qytetarët, duke dalë në protesta, si një lloj mekanizmi për të qenë streha e tyre, jo vetëm e demokratëve, por e gjithë qytetarëve që janë të pakënaqur”, tha Hajdari.

 

 

Të fundit