Flash News

Ditari i Opozitës

Zgjedhjet vendore, Fisnik Qosja shpall kandidaturën për primaret në Kavajë

Zgjedhjet vendore, Fisnik Qosja shpall kandidaturën për primaret

Ish-kandidati për deputet, Fisnik Qosja ka shpallur kandidaturën për të marrë pjesë në primaret e Partisë Demokratike për Bashkinë e Kavajës. Lajmin e ka bërë me dije vetë Qosja përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ai thekson se situata ku gjendet Bashkia Kavajë, por dhe vendi është dramatike, Qosja thekson se për Bashkia Kavajë ka falimentuar edhe pse “U premtua se do të shndërrohej në Venecia me lundrim e me varka”.

Ai shpreh bindjen se me angazhimin e tij do të ndryshojë situatën në këtë qytet, por edhe në zonat rurale rreth tij.

“Dua të ndaj me ju vendimin që kam marrë për t’u futur në garën për Bashkinë e Kavajës, përmes primareve që do të zhvillohen në Partinë Demokratike. Situata ku ndodhet sot gjithë vendi, por sidomos Bashkia jonë, është dramatike. Ndryshimi mund të vijë vetëm me angazhim, vetëm duke u bërë pjesë e përpjekjes për të mos i lënë gjërat në këtë rrokullisje çdo ditë e më keq.

Në këto kushte, unë vendosa të bëhem pjesë e ketij proçesi, të jap kontributin tim, duke hyrë në këtë garë, ku jam i sigurt se do te dalim te gjithe te fituar. Ju e dini shumë mirë se çfarë ka ndodhur këto vite me Kavajën. Eshtë bërë eskperimenti më i keq i rilindjes.  Të falimentuar zyrtarisht. Sepse, një model i dështuar, nuk sjell tjetër përvecse dështimin e radhes.

E kjo e ka zanafillën tek shmangja e votës dhe shmangja e llogaridhënies. Jam gati të marr përgjegjësi, me bindjen e palëkundur se ka shumë për të bërë për qytetin dhe zonat rurale , me nje objektiv te qartë për t'i dhënë qytetarëve tanë shërbime cilësore, të harmonizuara, kudo ku banojnë qytetarët tanë dhe në këtë kontekst unë kam shumë për të dhënë, për të dëshmuar që do t’i qendroj besnik angazhimeve të marra para Jush, duke punuar me Ju, me dedikim dhe ndershmëri. E dua Kavajën dhe i di mirë plagët dhe dhimbjet e saj”, shkruan ndër të tjera Qosja.

Të fundit