Flash News

Ditari i Opozitës

Zgjedhjet vendore, koalicioni “Bashkë Fitojmë” njofton nesër protestë në Kamzë

Zgjedhjet vendore, koalicioni “Bashkë Fitojmë” njofton

 

Koalicioni “Bashkë Fitojmë”, nuk është dakord me rezultatin e zgjedhjeve në Kamëz dhe gjatë ditës së enjte ka njoftuar se do të zhvillojnë një protestë paqësore për kundërshtimin e procesit të mbajtur.

Forumi Rinor i koalicionit Bashkë Fitojnë në Kamzë ka lajmëruar zhvillimin e një proteste paqësore përballë ambienteve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Sipas këtij njoftimi, protesta do të zhvillohet nesër në orën 11:00 dhe lidhet me kundërshtimin e procesit zgjedhor të zhvilluar në Kamzë.

“Ju bëjmë me dije se ditën e Enjte, datë 18.05.2023 nga ora 11.00, përballë ambienteve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga ana e Forumit Rinor të koalicionit “BASHKË FITOJMË”, do të zhvillohet një protestë paqësore për kundërshtimin e procesit zgjedhor të mbajtur në Kamzë më datë 14.05.2023”, thuhet në njoftim.

 

Të fundit