Flash News

Ditari i Opozitës

Zgjedhjet vendore, Meta cakton drejtuesit e PL për 11 njësitë e Tiranës: Protesta dhe zgjedhje

Zgjedhjet vendore, Meta cakton drejtuesit e PL për 11 njësitë e

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka caktuar drejtuesit për 11 njësitë bashkiake në Tiranë për organizimin e partisë. 

Gjatë fjalës që mbajti në një takim me strukturat e PL në Tiranë, Meta tha se 11 drejtuesit do jenë përgjegjës për ristrukturimin e partisë, pasi duhet një organizim më i mirë për tu bërë gati për zgjedhjet vendore 2023.

Është koha për veprim është koha për organizim, është koha për një betejë të vendosur, në çdo cep, në mënyrë që t’i japim fund një orë e më parë kësaj keqqeverisjeje të pashpirt. Në mënyrë që t’i bashkojmë të gjithë njerëzit e ndershëm që duan të jetojnë në mënyrë të barabartë para ligjit. PL do të shkëlqejë si partia e guzimit qytetar për triumfin e qytetarisë mbi tiraninë, mbi këtë sekt që nuk ka respekt për vlerat qytetare dhe njerëzore.

Për këtë qëllim na duhet një organizim shumë më i mirë se sa derti tani dhe shumë më konkret se sa deri tani. Ndaj për të 11-ta njësitë pas konsultimeve dua tu komunikoj të deleguarit që do të nisin punën që nesër jo vetëm për organizimin e PL por edhe për aksionin opozitar”, tha Meta.

Delegimet në njësitë e Tiranës

Njësia 1: Endrit Braimllari

Njësia 2: Erisa Xhixho

Njësia 3: Brisida Shehaj

Njësia 4: Elona Guri

Njësia 5: Ilir Meta

Njësia 6: Floida Kërpaçi

Njësia 7: Monika Kryemadhi

Njësia 8: Klevi Pojana

Njësia 9: Tedi Blushi

Njësia 10: Kejdi Mehmetaj

Njësia 11: Endrit Braimllari

Të fundit