Flash News

Ditari i Opozitës

Zgjedhjet vendore, Meta: Qytetarët kërkojnë figura të reja? Këta janë tre

Zgjedhjet vendore, Meta: Qytetarët kërkojnë figura të reja?

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha se opozita në këto zgjedhje vendore, ka ardhur me figura të reja.

Ai renditi Belind Këlliçin për Tiranën, duke theksuar se u zgjodh nga një proces transparent. Më tej evidenton Luçiano Boçin si intelektual dhe Igli Carën.

Sipas tij, të tre këta emra janë figura të reja dhe garojnë në bashki të rëndësishme të vendin.

“Qytetarët kërkojnë figura të reja? Ja ku janë, për tre bashkitë më të rëndësishme të vendit, Belind Këlliçi për Tiranën, Igli Cara për Durrësin dhe Luçiano Boçi për Elbasanin. Janë tre figura të reja, gati për të sjellë ndryshimin, qytetarë model me përkushtimin e jashtëzakonshëm për t'ju shërbyer qytetarëve”, shkruan Meta.

Opozita ka vendosur të dalë me një kandidat të përbashkët në zgjedhje. Pak muaj para mbajtjes së zgjedhjeve është hapur edhe gara për këshilltarë bashkiakë. Si risi për këtë process, PD ka vendosur që një pjesë të konsiderueshme do të përbëhet nga shoqëria civile.

Të fundit