Flash News

Ditari i Opozitës

Zgjedhjet vendore, Meta: Tirana sheshbeteja kryesore, gjysma e kandidatëve për Këshillin Bashkiak do jenë të rinj

Zgjedhjet vendore, Meta: Tirana sheshbeteja kryesore, gjysma e kandidatëve

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur për zgjedhjet e pritshme vendore gjatë një takimi me Komitetin Organizator te forumit rinor.

Ai ka deklaruar se Tirana do të jetë shesh beteja kryesore, ndërsa shtoi se gjysma e kandidatëve për Këshillin bashkiak të Tiranës do të jenë të rinj.

“Zgjedhjet vendore që po trokasin për mua Tirana është shesh beteja kryesore. Se nëse nuk nis ndryshimi nga Tirana, nga do të fillojë ndryshimi? Nëse rrudhja nga të rinjtë ndjehet edhe në Tiranë, imagjinoni si është në qytetet e tjera ku nuk ka fare të rinj.

Ka qytete në Shqipëri që ka më shumë mësues se sa nxënës. Të rinjtë do kenë zërin e rëndësishëm në Këshillin e Bashkisë së Tiranës, gjysma e kandidatëve do jenë të tillë që të drejtat e tyre të mos nëpërkëmbën më”, tha Meta.

Të fundit