Flash News

Ditari i Opozitës

Zgjedhjet vendore, Vangjel Dule tregon kërkesën që i ka bërë Berishës

Zgjedhjet vendore, Vangjel Dule tregon kërkesën që i ka

Kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule, ka folur rreth zgjedhjeve të ardhshme vendore të cilat do të mbahen më 14 maj të vitit 2023.

Në një intervistë për “Zona Zero” në Top Channel, Dule ka treguar kërkesën që i ka bërë kreut të demokratëve Sali Berisha për kandidatët e bashkivë. Dule tha se kërkon që tre bashkitë Himara, Dropulli dhe Finiqi të kenë kandidat të veçantë të PBDNJ-së.

Për bashkitë e tjera shprehet Dule, kandidaturat nuk do të jenë problem.

“Të tjerët duhet që të na kërkojnë zona të lira, që të mos kandidojnë në zonat ku jemi forcë e parë, apo e dytë politike. E kam fjalën për Bashkinë e Himarës, Dropullit dhe Finiqit. Me përjashtim të këtyre bashkive, kemi një rol edhe në bashkitë e tjera që kandidaturat tona të mos jenë problem. PBDNJ në të paktën këto 3 bashki do të ketë kandidaturat e veta. Kjo është një nga çështjet që nuk diskutohet. Për kryetar Bashkie. Pastaj kemi një rol në disa bashki, Sarandë, Konispol, Gjirokastër, Korçë. Kemi një përqindje. Nuk kemi fitues, por është e rëndësishme për atë që do të jetë fitues. Është e rëndësishme që të merret në konsideratë”, deklaroi Vangjel Dule.

Të fundit