Flash News

Ditari i Opozitës

Zgjerimi i administratës me mbi 22 mijë punonjës, PD: Alarm i kuq për fatin e zgjedhjeve vendore

Zgjerimi i administratës me mbi 22 mijë punonjës, PD: Alarm i kuq

Partia Demokratike ka reaguar mbi publikimin e shifrave nga INSTAT, të cilat regojnë zgjerimin e administratës me mbi 22 mijë punonjës.

PD thotë se kjo tregon se Edi Rama bëri një shtet “rrumbpallë”, duke punësuar militantët dhe patronazhistët.

“Ata shpërblehen që, kur të vijnë zgjedhjet të kthehen në Shqipëri dhe të punojnë për manipulimin e vullnetit të bashkëqytetarëve të tyre. Me pak fjalë të punojnë që rroga e tyre të vazhdojë.

Fakti i pakundërshtueshëm se kapterët e administratës përdoren si ushtri elektorale, mund të vërtetohet fare thjeshtë nga fryrja sezonale sa herë afrojnë zgjedhjet. Në vitin 2021 administrata u fry me 8 mijë vetë, pikërisht për arsye se vendi ishte ne sezonin e korrje-shirjeve elektorale”, deklaroi zëdhënësja Floriana Garo.

Kjo e fundit nënvizoi se ky është një alarm i kuq në prag të zgjedhjeve vendore.

“Ky është një alarm i kuq për fatin e zgjedhjeve vendore në prag. Çdo vend pune që shtohet, në nivel qendror apo vendor, nuk është gjë tjetër veçse armatosja e pushtetit të Ramës për të marrë me dhunë zgjedhjet e radhës.

Por, nuk kemi të bëjmë vetëm me krim elektoral, dhe taksapaguesit nuk duhet ta shohin këtë si ankesë të Partisë Demokratike. Qeveria “Rama 3” ka rreth 15 ministri nga 12 që ishin në qeverinë “Rama 2” dhe 19 në qeverinë “Rama 1”.

Partia Demokratike do t’i përgjigjet armatosjes së administratës për manipulimin e zgjedhjeve dhe rëndimin e arkës së shtetit me rezistencë të çarmatosur dhe të pandërprerë”, deklaroi ajo.

Të fundit