Flash News
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Zgjerimi i Greqisë në Jon, Idrizi: Ditë e errët për Shqipërinë; Flet për marrëveshjen me PD
Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi tha se vijojnë diskutimet me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Ai tha se po dakordësohet për strategji të përbashkët.
“Tani po diskutojmë, ne mendojmë se nuk po negociojmë, po diskutojmë sesi të kemi një strategji të përbashkët në listën e opozitës së bashkuar”, tha ai.
I pyetur se çfarë nuk do të toleronte nga PD, Idrizi tha në “Abc news” se do refuzonte çdo arsyetim që nuk sjell fitore në 25 prill.
Sa i përket qarkut ku do të donte të kandidonte, kreu i PDIU-së theksoi Tiranën, por nuk përjashtoi as Vlorën.
“Preferencat e mia janë për në Tiranë. Këtu jam lindur e rritur, kam qenë prej kohësh deputet. Do ta parapëlqeja edhe Vlorën”, shtoi ai.
Lidhur me miratimin e projektligjit për zgjerimin e Greqisë në Jon, Idrizi e ka cilësuar të djeshmen një ditë të errët për Shqipërinë. Idrizi shprehu keqardhjen që “bifteku i ministrave” në Dubai u komentua më shumë.
“Për mua dje ka qenë një ditë e errët për Shqipërinë që pasojat do t’i ndjejmë gjatë. Është një ditë e zezë, e errët për Shqipërinë, e parashikuar. Dje vëmendja duhet të ishte tek kjo gjë. Më vjen keq që bifteku i Dubait vlen më shumë se zgjerimi i Greqisë. Jam i keqardhur që kryeministri shqiptar ka bërë kudo avokatinë e kësaj gjëje”, u shpreh ai.