Flash News

Ditari i Opozitës

Zgjerimi i kompetencave në prag të zgjedhjeve, Salianji kundër: Policët bashkiakë do të përdoren si patronazhistë

Zgjerimi i kompetencave në prag të zgjedhjeve, Salianji kundër:

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji është shprehur kundër projektligjit për Policinë Bashkie, i cili zgjeron kompentecat e saj nga 13 që ka aktualisht në 28.

Në mbledhjen e Komisioni të Sigurisë, ai tha se policët bashkiakë do të përdoren si patronazhistët në zgjedhjet lokale. Sipas demokratit, janë ngarkuar disa kompetenca, për të cilat tha se nuk kanë kapacitete në burime njerëzore dhe teknike.

“Ky projektligj i propozuar nuk e di nëse ka pasur indicie nga bashkitë apo i iniciuar nga qeveria, por lind i vdekur dhe as rregullon funksionet e policisë bashkiake, vetëm ngarkon me kompetenca. Se si do t’i realizojnë këto kompetenca policitë bashkiake kur kanë mungesë të burimeve dhe kapacitete teknike disa herë më pak se Policia e Shtetit ndërsa duhet të kryejnë më shumë funksione se sa Policia e Shtetit.

Nuk ka as burime financiare as kapacitete teknike, i keni vendosur që të ketë kompetenca për bashkitë kaq shumë sa gjithë shteti i ka problem ti ketë. Kryetarët e bashkive përtej partive politike, do t’i kenë një grup patronazhistës siç ka ndodhur me PS, për t’i përdorur në zgjedhjet lokale, nga heqja e qeseve me presh në rrugë tek kërcënimi, lejimi i ndërtimeve ose jo të paligjshme.

Pra jemi para zgjedhjeve lokaleve dhe ky projektligj duhet shtyrë dhe sigurisht duhet diskutuar edhe njëherë. Si ka mundësi që policia bashkiake të fusë hundët në çdo lloj kompetencë të inspektorateve të tjera. Ky projektligj nuk është marrë me seriozitetin e duhur”, tha Salianji.

Projektligji parashikon skompetenca të reja si heqjen e çdo material i propagandues të partive politike jashtë vendeve të përcaktuara, zbatimin e masave për ndalimin e gjuetisë së paligjshme, ruajtjen e liqeneve dhe pyjeve, ruajtjen bregut të detit nga zaptimi në territorin e bashkisë përkatëse, zbatimin e planeve në rast emergjencash, marrjen e masave të sigurisë në ndeshjet e futbollit dhe çdo veprimtarie sportive dhe ruajtjen e objekteve në pronësi të bashkisë.

Të fundit