Flash News

Ditari i Opozitës

Zgjidhen kryetarët e rinj të PD-së në Maliq dhe Belsh

Zgjidhen kryetarët e rinj të PD-së në Maliq dhe Belsh

Janë zgjedhur kryetarët e rinj të PD-së në Maliq dhe Belsh. Komisioni i Rithemelimit bën me dije se në Maliq ka dalë fitues Nevjon Kodrasi me 86% të votave.

Ndërsa në Belsh ka fituar Dritan Cani me 94% të votave. Numërimi vazhdon në disa degë të tjera të Partisë Demokratike dhe rezultatet pritet të dalin në vijim.

Kujtojmë që prej javësh po mbahen zgjedhjet e brendshme në parti, për të zgjedhur kryetarët e rinj të degëve në të gjithë vendin.

Të fundit