Flash News

Ditari i Opozitës

Zgjidhen krerët e degëve të PD-së në qarkun Gjirokastër

Zgjidhen krerët e degëve të PD-së në qarkun

Janë zgjedhur krerët e degëve të Partisë Demokratike në qarkun Gjirokastër. Eris Shehaj do të jetë kryetari i PD-së në Gjirokastër.

Ai ka arritur të marrë 53% të votave. Kështu bën me dije Komisioni i Rithemelimit, ndërsa shton se procesi i votimit vazhdon në 17 degët e tjera.

Ndërsa në Përmet, kryetar u shpall Arson Lipe me 81 % të votave. Në degën e Tepelenës, fitoi Malo Sadikaj me 87% të votave dhe në Memaliaj arriti të merrte 87.7% të votave, Bujar Kapllani.

Kujtojmë që “Rithemelimi” ka bërë të qartë që procesi i zgjedhjeve brenda partisë nuk do të ndërpritet, pavarësisht kërkesës së kreut të grupit parlamentar, Enkelejd Alibeaj.

 

Të fundit