Flash News

Ditari i Opozitës

Zgjidhet kryetari i ri i degës numër 4 të PD në Tiranë

Zgjidhet kryetari i ri i degës numër 4 të PD në Tiranë

Kanë përfunduar zgjedhjet në degën numër 4 të PD, në Tiranë.

Tre kandidatë synonin kryesimin e kësaj dege, në fund anëtarët zgjodhën Endrison Breçanin si kryetar të tyre.

Lajmin e ka bërë të ditur, anëtari i këshillit kombëtar të PD-së, Lisandër Hoxha.

"Sot përfunduam procesin e zgjedhjeve për Kryetar të PD, Dega 4.

Pas një gare dinjitoze mes tre kandidatëve, kryetar u zgjodh Endrison Breçani.

Endrisoni, një i ri me energji dhe vizion, ka marrë mbështetjen e rreth 70% të votave të strukturës, duke dhënë një mesazh të qartë politik: të rinjtë motivojnë dhe frymëzojnë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë!

Partia Demokratike, Dega 4, pas një procesi shembullor, del më e bashkuar, më e fortë dhe më e motivuar se kurrë më parë!

Një falënderim i veçantë për garën pozitive që zhvilluan z. Valter Lilo dhe z. Ndue Marashi !

Të gjithë demokratët, së bashku me Sali Berishën, jemi të vendosur të rrëzojmë këtë narkoshtet që ka marrë peng vendin tonë!

Është radha jonë për të bërë ndryshimin!", shkruan Hoxha.

Të fundit