Flash News

Ditari i Opozitës

Zgjidhet sot kreu i degës së PD-së në Roskovec, dy kandidatët

Zgjidhet sot kreu i degës së PD-së në Roskovec, dy

Partia Demokratike do të zgjedhë sot kryetarin e degës në Roskovec. Procesi i votimit ka nisur në orën 9.00 dhe do të mbyllet në orën 17.00.

Në garë për kryetar janë dy kandidatë, Emeis Xhaxhaj dhe Kevin Cjapi. Procesi i zgjedhjeve në degët e Partisë Demokratike ka nisur prej ditësh dhe ëshët zhvilluar në disa degë.

Njoftimi:

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike ka bërë me dije se ditën e sotme po zhvillohen zgjedhjet për kryetar dege të PD Roskovec.

Votimet do të zhvillohen në qendrën e votimit në zyrën e re të PD, te pedonalja e Roskovecit. Procesi i votimit do të hapet në orën 9.00 e do të mbyllet në orën 17.00.

Në rast se në Qendrat e Votimit do të ketë ende votues, procesi do të vijojë edhe pas orës 17.00, deri kur edhe anëtari i fundit i PD së degës përkatëse të ketë votuar.

Kandidatët e për Kryetar dege janë:

Emeis Xhaxhaj

Kevin Cjapi

 

Të fundit