Flash News

Ditari i Opozitës

"Zgjodhi të mbrojë korrupsionin", Kelliçi: Me Ramën, integrimi ka marrë goditjen më të madhe

"Zgjodhi të mbrojë korrupsionin", Kelliçi: Me

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Kelliçi u ka kujtuar shqiptarëve, një ditë para protestës kombëtare të opozitës se qeveria Rama ka zgjedhur të mbrojë korrupsionin dhe interesat e veta, duke penguar drejtësinë dhe integrimin europian të Shqipërisë. Kelliçi thekson në rrjetet sociale se rritja e çmimit të naftës mbetet pa masa konkrete, dhe mashtrimet elektorale janë të fshehura pas tabelave, një fakt i konfirmuar edhe nga OSBE-ODIHR dhe Parlamentin Europian.

Ai fton qytetarët të bashkohen në protestën e nesërme për të treguar se kërkojnë integrim, jo korrupsion.

"Mund të ndryshosh lokacionin ku mban Asamblenë, po pallavrat, mashtrimet e propaganda e lodhur ngelen po të njëjta.
Fakt është se integrimi i Shqipërisë ka marrë goditjen më të madhe ndonjëherë pasi Edi Rama zgjodhi të mbrojë korrupsionin dhe veten e tij në Kuvend, duke zmbrapsur drejtësinë.
Fakt është se Edi Rama është i vetmi kryeministër që ka vetëm mashtrime lidhur me rritjen e çmimit të naftës, asnjë masë konkrete deri më tani.
Fakt është se tabelat e shifrat elektorale, fshehin masakrën elektorale, e pranuar kjo nga OSBE-ODIHR, nga EPP dhe nga qëndrimet e Parlamentit Europian.
Ai mund të tallet deri në nivelin që thotë se do prodhojë zjarrfikëse, kur nuk është në gjendje të shuajë një zjarr në verë, por fakt është se emergjenca më e madhe civile për vendin është largimi i tij nga zyra.
Mblidhemi bashkë nesër, e dielë, në orën 18:00, i tregojmë vendit dhe botës se duam integrimin, jo korrupsionin", shkruan ai. 

Të fundit