Flash News

Ditari i Opozitës

Zhulali: Nuk u godit vetëm Gjekmarkaj nga policia, por edhe dy deputetë të tjerë

Zhulali: Nuk u godit vetëm Gjekmarkaj nga policia, por edhe dy

Drejtuese e Departamentit të Marrëdhënieve me Jashtë në PD, Ilda Zhulali foli mbi protestën e sotme të opozitës në kuadër të mosbindjes civile.

E ftuar në News 24, ajo u ndal te rasti i Agron Gjekmarkajt, i cili ndodhet në spital.

SIpas saj, Policia e Shtetit ka ushtruar dhunë ndaj tij, protestuesve paqësorë, por edhe ndaj deputetëve Flamur Noka, Tomor Alizoti dhe shumë deputetë të tjerë.

“Policia ka ushtruar dhunë ndaj qytetarëve, veprime jo proporcionale. Policët godisnin qytetarët me shkelma, kanë bërë gjithçka që të shpërndajnë qytetarët”, tha Zhulali.

Në vijim ajo theksoi se të gjithë ata që kanë ushtruar dhunë ndaj qytetarëve dhe deputetëve do të përgjigjen penalisht.

“Do përballen me ligjin, do marrin përgjigjen e merituar”, tha ajo.

Të fundit