Flash News

Ditari i Opozitës

Zhulali: Shqipëria rrezikon përjashtimin nga Komuniteti i Energjisë

Zhulali: Shqipëria rrezikon përjashtimin nga Komuniteti i

Shqipëria është vendosur nën një paralajmërim serioz nga Sekretariati i Komunitetit të Energjisë, pas konstatimit të shkeljeve të vazhdueshme në zbatimin e detyrimeve që rrjedhin nga Traktati.

Ekspertja e çështjeve ndërkombëtare, Ilda Zhulali, për Syri Tv e cilëson situatën si alarmante, duke theksuar se pasojat mund të shkojnë përtej kritikave formale. Sipas saj, Shqipëria rrezikon masa ndëshkuese politike dhe institucionale, deri në përjashtim nga Traktati i Komunitetit të Energjisë, çka do të ndikonte drejtpërdrejt edhe në procesin e integrimit evropian.

Zhulali vë theksin tek përgjegjësia politike, duke nënvizuar se drejtues të lartë të qeverisë kanë ndikuar negativisht në proces, në vend që të garantonin përafrimin me standardet evropiane. Sipas saj, kjo sjellje ka dëmtuar besueshmërinë e Shqipërisë si partner në fushën e energjisë.

Zhulali: Nuk është rastësore, po unë jam e shqetësuar për disa gjëra këtu. E para, po flasim për energjinë që është një nga sektorët më strategjik, si për vendet e Bashkimit Europian, po ashtu edhe për Shqipërinë. Një nga sektorët kyç pra. Dhe në komunikimin që ka patur prej kaq kohësh Shqipëria me BE-në për këtë sektor, i cili do të duhet të kishte qenë sektori më model. Pse? Sidomos për vendet që janë anëtare të traktatit të Komunitetit të Energjisë. Sepse Shqipëria është e pasur shumë me burime hidrike dhe pjesa më e madhe e energjisë së saj prodhohet nga burimet hidrike, pra nga hidrocentralet, të cilat janë shtuar edhe gjatë viteve të fundit, sidomos gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike dhe kapaciteti i prodhimit të tyre ka arritur derisa të mbulojë të paktën gjysmat e nevojave të brendshme, në mos edhe më shumë. Kjo është njëra anë.

E dyta, Shqipëria ka sjellë TAP-in në Europë. Pra një tjetër linjë nga vjen energjia, por që nuk varet nga gazi rus. E treta, Shqipëria nuk ka pasur asnjëherë lidhje ndërvarësie me burimet energjitike, pra me gazin rus apo naftën ruse. Dhe nga kjo anë ka qenë vendi më i favorizuar në rajon, ndryshe nga gjithë vendet e tjera të rajonit. Kështu që Shqipëria ka qenë në një farë mënyre avangardë në fushën e energjisë në raport me gjithë vendet e tjera të rajonit. Dhe krejt papritur Shqipëria vendoset në të njëjtën listë dhe merr një paralajmërim kaq të rëndë, deri në sanksione të forta...aty paralajmërohet neni 92 i traktatit paralajmëron deri përjashtimin nga komuniteti. Pra janë një sërë paralajmërimesh që Shqipëria i ka marrë deri tani, nuk i ka ndjekur.

Të fundit