Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Zhupa: 12 deputetë të PS u përdorën si kartona nga Rama për të shfarosur zonat e mbrojtura

Deputetja Ina Zhupa deklaroi nga selia blu se dje Kuvendi në një seancë 4 minutëshe është miratuar projektligji i zonave të mbrojtura i cili i kthen ato në sheshe ndërtimi, në resorte turistike, në investime strategjike, në investime infrastrukturore, por jo në zona të mbrojtura.
Bashkë me një grup ekspertësh të fushës, Zhupa kritikoi ashpër ndryshimin e ligjit në Kuvend nga mazhoranca dhe që solli reagimin edhe ngriti pikëpyetje edhe te Delegacioni i BE në Tiranë.
"Në kuadrin e negociatave të anëtarësimit, miratimi i ligjeve mbi çështje që mbulohen nga legjislacioni i BE-së presupozon konsultim publik të mirëfilltë dhe gjithëpërfshirës, si dhe një proces të parashikueshëm dhe transparent. Delegacioni i BE-së do të ndjekë me shumë vëmendje zbatimin e dispozitave të reja ligjore për zonat e mbrojtura, sipas kuadrit ligjor të BE-së për mbrojtjen e mjedisit dhe angazhimet ndërkombëtare të Shqipërisë", tha Zhupa.
Para mediave, deputetja deklaroi se 12 deputetë socialistë janë përdorur për të dhënë emrin e tyre nga Edi Rama për të çuar ligjin e zonave të mbrojtura në Kuvend, atë ligj që shkatërron zonat e mbrojtura.
"Ky është muri i turpit! kKta janë 12 deputetë, shumica e të cilëve nuk kanë folur kurrë në parlament, të cilët nuk sjellin ndonjë projektligj në dobi të atyre zgjedhësve që iu kanë dhënë votën apo që iu kanë blerë votën këta, por sjellin një projektligj të cilët po t’i kapësh personalisht as nuk dinë për çfarë kanë shkruar sepse aty kanë vënë vetëm firmën.
Disa nga këta nxjerrin edhe video në rrjetet sociale se si të mbrohet mjedisi apo se si të mos hidhen qese në rrugë, ndërkohë që firmosin se si të shfarosen mijëra hektarë pyje, se si të zhduken kafshët e egra në Shqipëri, se si të shkatërrohet flora e fauna, shëndeti i shqiptarëve, historia natyrore e kulturore e shqiptarëve.
Këta fshihen, por janë ata që përdoren në mënyrën më të keqe të mundshme nga kjo mazhorancë që deputetët i kanë kthyer në njerëz kartona dhe që nuk kanë dinjitetin të mbrojnë as atë që firmosin vet.
Ligji i zonave të mbrojtura që kaloi dje në parlament ka 3 momente kryesore:
1- Nuk ka më zonim të zonave të mbrojtura. Në çdo pikë të zonave të mbrojtura ti mund të ndërtosh, mjafton që të marrësh miratimin në KKRT, mjafton që Këshilli i ministrave, Edi Rama të të japë firmën fap e fap dhe ti mund të ndërtosh në cilëndo zonë të mbrojtur të Shqipërisë. Ti mund të ndërtosh në Butrint, Karavasta, etj.
Është hera e parë që një ministre mjedisi të mbrojë shkatërrimin e mjedisit. Është hera e parë se si mund të justifikohet që për turizëm u dashka betoni dhe jo natyra.
Është hera e para që ti mund të dënohesh se si vret kafshët e egra, por ti je i lejuar të shfarosësh kafshët e egra duke iu shkatërruar të gjithë habitatin, në qoftë se ti je investitor strategjik. Dhe kjo është bërë me një të rënë të lapsit, pa konsultime publike, pa iu dëgjuar zëri organizatave të mjedisit që kanë protestuar edhe dje para kuvendit të Shqipërisë, pa i marrë parasysh ekspertët, pa bërë një proces konsultimi publik, pa dëgjuar rekomandimet e BE, pa konsultuar konventat në të cilën është pjesë Shqipëria, dhe është bërë vetëm duke dëgjuar një rreth personash që ishin oligarkët që kishin bërë gati planet ndërtimore për zonat e mbrojtura.
2- Ky ligj heq nga vendimmarrja ekspertët, pushtetin lokal, planet e menaxhimit të këtyre zonave dhe i çon ato një në një nivel politik, i çon ato të Këshilli i Ministrave. Tani vendimmarrjet do t’i marrë Këshilli i Ministrave se ku ndërtohet dhe ku nuk do ndërtohet në zonat e mbrojtura.
Dje, Mirela Kumbaro, ku mund të them se mbetet padyshim ministrja më e dështuar e kabinetit Rama, thoshte që me këtë ligj nuk do të ndërtohet në zonat e mbrojtura. Në qoftë se do të ishte kështu nuk kishte nevojë fare pse të ndryshohej ligji i vitit 2017, sepse me atë ligj nuk ndërtohet në zonat e mbrojtura.
3- Ky ligj sjell një dëm shumë të madh, të jashtëzakonshëm, jo vetëm në aspektin ligjore dhe kushtetuese që ka brenda, që lidhen me konceptin e interesit publik, që lidhen konceptin e respektimit të marrëveshjeve ndërkombëtare që ne jemi pjesë. Janë të gjitha shkelje të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, ai shkel në mënyrë të hapur interesin jetësor dhe shëndetësor të shqiptarëve", deklaroi Zhupa.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38