Flash News

Ditari i Opozitës

Zhupa: Alfred Peza ka shkarkuar 144 veta për tekat e tij

Zhupa: Alfred Peza ka shkarkuar 144 veta për tekat e tij

Deputetja demokrate Ina Zhupa ka kritikuar drejtorin e RTSH-së, Alfred Peza.

E ftuar në Report TV, Zhupa u shpreh se Peza ka pushuar njerëz nga RTSH për tekat e tij dhe jo për reforma. Deputetja shtoi se RTSH nuk arriti të merrte asnjë të drejtë ekskluzive me paratë që marrin, teksa ngriti pyetjen se ku po shkojnë këto të ardhura.

“Mos besoni përrallat e Pezë ka shkarkuar 144 veta dhe ka marrë në punë 155 të tjerë. Ka hequr disa njerëz që nuk i pëlqenin Pezës me nga 30 vite me eksperiencë në RTSH. RTSH nuk është pronë e Alfred Pezës. Nëse ka pasur abuzime ka për detyrë të çojë për ndjekje ish-drejtorin që i ka mbajtur në punë. Janë 46 procese të pranuara nga gjykata me 3 procese të fituara pasi nuk vërteton dot ato që thotë. Ka pushuar njerëz pasi nuk plotësonin tekat e tij. Rastësisht janë njerëz që kanë punuar me Pezën.

Më vjen shumë keq kur në 13 rekomandime detyrime që i ka dhënë kuvendi nuk ka zbatuara asnjë, kur të ardhurat nga reklama kanë ranë 67%, kur nuk arriti të merrte asnjë të drejtë ekskluzive. Pse e merrnin më parë?! Kanë marrë Champions League, Botërorin, Evropianin, atëherë nuk kushtonin apo pati më shumë eksperiencë. Meqë si mori këto të drejta ekskluzive ku do tua shohim hajrin këtyre parave?!”, tha Zhupa.

 

Të fundit