Flash News

Ditari i Opozitës

Zhupa: Delvina në situatë emergjente nga përmbytjet, qeveria të ndërhyjë

Zhupa: Delvina në situatë emergjente nga përmbytjet, qeveria

Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka ndarë një video nga situata e përmbytjeve në Delvinë.

Zhupa shkruan se situata paraqitet e vështirë në rrugët e bllokuara, në urat e bllokuara dhë në përmbytje të tokave bujqësore.

Deputetja demokrate kërkon një ndërhyrje e menjëhershme të autoriteteve.

“Nuk është vetëm pjesë e fatkeqësisë natyrore por pjesë e fatkeqësisë politike, të parave që nuk shkojnë për investime në kanalet kulluese dhe në infrastrukturë, por minimalisht të reagojnë në menaxhimin e emergjencës dhe të mbrojnë qytetarët” e mbyll reagimin deputetja demokrate. 

Situata në Delvinë është tejet e vështirë për shkak të përmbytjeve!

Rrugët janë të bllokuara, dëmet janë të shumta dhe ujërat e shiut kanë vërshuar në drejtim të banesave. Ura e Vanës vazhdon të jetë e bllokuar, rrugët e fshatrave të tërë janë të pakalueshme.

Kjo situatë kërkon ndërhyrje urgjente të shtetit. 

Nuk është vetëm pjesë e fatkeqësisë natyrore por pjesë e fatkeqësisë politike, të parave që nuk shkojnë për investime në kanalet kulluese dhe në infrastrukturë të ujrave në qytete dhe fshatra por minimalisht të reagojnë në menaxhimin e emergjencës dhe të mbrojnë qytetarët", shkruan Zhupa.

Të fundit