Flash News

Ditari i Opozitës

Zhupa denoncon ‘lajthitjen’ e Ministrisë së Arsimit: Fëmijët e klasës së parë urdhërohen të përsërisin vitin

Zhupa denoncon ‘lajthitjen’ e Ministrisë së Arsimit:

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka denoncuar një urdhër të nxjerrë nga Ministria e Arsimit për fëmijët që kanë kryer klasën e parë pa mbushur moshën 6 vjeç.

Në një postim në Facebook, Zhupa shkruan se sipas urdhrit të nxjerrë nga Ministria e Arsimit fëmijët që kanë kryer një semestër të klasës së parë, do të duhet ta përsërisin vitin shkollor.

Zhupa i ka bërë thirrje Kushit të reagojë dhe të heqë dorë nga një urdhër i tillë dhe të lejojë fëmijët të vijojnë shkollimin normalisht.

Postimi i Zhupës:

Lajthitje e Ministrisë së Arsimit!

Lëshojnë urdhër, që fëmijë që kanë kryer një semestër në klasën e parë, ta ribëjnë edhe njëherë atë vitin që vjen.

Denoncimi konkret flet qartë:

Ana Maria Stolaj është një vajzë që ka lindur në nëntor, në shtator kur u rregjistrua nuk i kishte mbushur 6 vjec sepse i mbushte në nëntor.

Mbasi është marr ok nga ministria drejtuesit e shkollës e kanë lejuar të rregjistrohet sic mund të shikoni edhe deftesën e semestrit të parë.

Tani prindërit janë lajmëruar nga shkolla që kemi urdher nga ministria qe tju lajmërojmë se femija juaj do e përsëris vitin shkollor.

Një situatë absurde që prek drejtëperdrejt interesin e fëmijës. Rasti në fjalë nuk ishte i izoluar por i shumë prindërve.

I bëj thirrje ministres Kushi të reagoj zyrtarisht dhe të heqi dorë nga këto absurditete. Duhet të lejojnë vazhdimin e shkollës normalisht të fëmijëve. Aq me tëper që në korrik vetë ministrja ka bërë propozimin që fëmijët mund të shkojnë që 5 vjec në klasën e parë.

Të fundit