Flash News

Ditari i Opozitës

Zhupa denoncon: PS votoi për 4 minuta projektligjin e propozuar nga vetë Gjinushi

Zhupa denoncon: PS votoi për 4 minuta projektligjin e propozuar nga

Deputetja demokrate Ina Zhupa denoncoi projektligjin e votuar sot nga maxhoranca për të zgjatur mandatin e Skënder Gjinushit në krye të Akademisë së Shkencave. Maxhoranca e votoi e vetme pa praninë e opozitës, në një mbledhje 4 minutëshe siç tha Zhupa.

Deputetja tha se projektligji ishte propozuar nga Gjinushi, me firmën e Gjinushit, për Gjinushin.

Ina Zhupa: Projektligjin për Skënder Gjinushit e kanë votuar për 4 minuta. Sa kohë më është dashur që të shkoj nga kati i parë në katin e dytë. Mbaroi mbledhja me pro, pro, pro. është mbushur kuorumi me anëtarë zëvendësues. Kjo është e paprecendente. Nesër duhet të jemi barrierë që të mos shkelet rendi i ditës. Desha të informoj edhe kolegët për aksionin tonë në mbrojtje të Kushtetutës dhe ligjin.

 

Të fundit