Flash News

Ditari i Opozitës

Zhupa: Dështimi i negociatave në PD ishte skenar i parapërgatitur

Zhupa: Dështimi i negociatave në PD ishte skenar i parapërgatitur

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, deklaroi se ndarja e partisë, dështimi i negociatavve për të dalë me një kandidat të përbashkët në zgjedhjet lokale, ishte një seknar i parapërgatitur.

Në një lidhje direkte për Euronews Albania, Zhupa tha se ishin vendosur disa kushte gjatë diskutimeve, ishte arritur dakordësia deri në mënyrën se si do të dilej me një kandidat të përbashkët, por rrjedha ndryshoi brenda tre ditëve, çka sipas saj ngre dyshime se kemi të bëjmë me diçka të parapërgatitur. 

“U vendosën disa kushte të cilat kishin të bënin me ristrukturimin apo zerimin e strukturave të Partisë Demokratike, të cilat ne i kemi ngritur me mund deri tani dhe zëvendësimin e disa strukturave ad hoc. Ne kishim shkuar në diskutim për të diskutuar sesi do riorganizohej Partia Demokratike. Ne kishim shkuar sesi mund të dilnim me kandidat të përbashkët. Kjo as nuk u respektua, as nuk u dha një mendim.

Ajo që ndodhi, ishte që brenda 3 ditëve të fundit, gjithçka u ndryshua dhe mesa duket unë dyshoj dhe nuk dua që ky dyshim të jetë i vërtetë, që ky skenar ishte i parapërgatitur. Të gjithë sot e dimë se futja me një kandidat e një pjese të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, që nuk përfaqësojnë as shumicën dhe as demokratët, do ishte vetëm një lloj turpërimi për logon e Partisë Demokratike, për aq kohë sa gjyqi shtyhet dhe ata vazhdojnë ta marrin peng”, tha Zhupa.

Të fundit